“Berisha dhe Meta të eliminuar politikisht”, Balla: Drejtësia të fillojë procedim penal ndaj “non-gratës”

schedule12:06 - 22 Gusht, 2022

schedule 12:06 - 22 Gusht, 2022

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka thënë se kryedemokrati Sali Berisha nuk mund të vijojë në Kuvendin dhe politikën shqiptare.

Ai tha në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit se drejtësia duhet të fillojë procedim ndaj Berishës, pasi ka qenë i përfshirë në afera korruptive.

“Është  e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpalllur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Besoj që ndërkohë, faktet e reja publike të bëra nga vetë katrani me bojë, non grata, Sali Berisha, për ato që Britania e ka informuar, i përfshirë në afera korruptive dhe jo vetëm, unë mendoj që këtu ka plot arsye që legjislacioni aktual dhe drejtësia të fillojë procedimin penal ndaj non gratës.

Dy nismat që janë depozituar, burojnë nga propozimi i autoriteteit. Çështja tjetër është një draft pune. Këtu nuk mund të bëjë përjashtim askush nga ata që kanë qenë pjesë e organigramës së ish-sigurimit të shtetit. Është një draft ende jo i plotë. Në këtë kontekst të përfshihen edhe funksionarë të të lartë që kanë qenë funskionarë në ish-Partinë e Punës”, tha Balla.

Ai shtoi gjithashtu se Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht, ndërsa nisma e propozuar nuk ka të bëjë me persona të veçantë.

“Ata janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike, nuk ka të bëjë fare me një nismë që lidhet me persona të veçantë. Ndryshimet e propozuara janë domosdoshmëri”, deklaroi Balla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!