Berisha: Basha ka disa procese të hapura në drejtësinë ndërkombëtare, dosjen në SPAK ja mbylli Rama

schedule13:36 - 14 Prill, 2022

schedule 13:36 - 14 Prill, 2022

Ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën e tij për mediat këtë të enjte është përgjigjur Bashës në lidhje me hetimin që ai kërkoi nga SPAK për personat non grada.

Berisha  është shprehur që ai që duhet të ketë frikë nga drejtësia është Basha, sepse është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare dhe jo ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se siç ka thënë që në fillim Basha është peng  i Ramës dhe ky i fundit i ka mbyllur edhe dosjen që ai kishte në SPAK.

“Duhet që të ruani sensin e investigimit dhe interesin më të mirë të profesioni tuaj për të mos përmendur pastaj dosjen e Toyota Auris. Nëse ka një njeri që për afera konkrete duhet që të pyetet pas Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha. Unë e kam deklaruar me kohë që ai është peng i Ramës.

Unë nuk thash se nuk ka vizë, por është tjetër gjë dosja përvëluese, ju pse nuk investigoni vetë dhe duhet që të merrni listën e dorëzuar në prokurori. Mua më kanë rrëfyer me dhjetëra qytetarë që kanë gënjyer se u është kërkuar. Prokuroria i disponon të gjithë faktet, por ditën e enjtje pas emisionit Opinion, ku Rama desh ja mbathi kur i doli çështja e inceneratorëve në led dhe më pas deklaroi se i ka mbyllur dosjen ruse, dhe mua më vjen keq që në atë kohë unë e mohoja por sipas Ramës dhe disa të dhënave të tjera del se është e tillë, pasi sipas hetimeve nuk rezulto që asnjë të ketë dhënë para. Tani që ka dhënë dorëheqjen është anëtar i grupit parlamentar, ka procesin me drejtësinë belge nëse nuk do të ndërhyjë ndonjë drejtësi tjetër, pasi akuzat janë ndërkombëtare.

Dosjen nuk e mbylli SPAK por Edi Rama, Rama e pohoi se SPAK është i partisë, ato e mbyllin ti kërkon që unë të kërkoj hapjen”, është shprehur Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!