Berisha apo Basha? Korreshi në “Abc e Pasdites”: Lojë shahu mes dy mbretërve, jam me PD-në

schedule16:48 - 16 Nëntor, 2021

schedule 16:48 - 16 Nëntor, 2021

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Abc e pasdites. Gjatë bisedës me moderatorin Ermal Peçi deputeti u ndal te jeta e tij private por sigurisht dhe te deklaratat e tij në parlament që kanë bërë bujë. I pyetur se çfarë i ka thënë lideri demokrat Lulzim Basha lidhur me deklaratat e tij që shkaktuan të qeshura në parlament, ai tha se edhe nëse do t’i thoshte diçka, nuk do ta dëgjonte pasi përfaqëson zërin e popullit.

Nuk do ta dëgjoja, nuk ka thënë por nuk do ta dëgjoj dhe nuk do të merrja kurrë leje për ta dëgjuar.  Kam zgjedhur të jem pjesa e vogël sepse dhe për herë të parë jam në parlament, por dhe për zërin që më përcjellin. Nuk bëj kompromis për asgjë.  Nuk mendoj se ka shkuar në mend të ma thonë, nuk kanë thënë kurrë një gjë të tillë. Ka shumë gjëra Lushnja, është një pjesë që preken hallet e të gjithëve në Shqipëri.”, tha ndër të tjera deputeti.

Sa i përket situatës së brendshme partiake, deputeti u pyet se kë do të zgjidhte mes Bashës dhe Berishës. “Është si një lojë shahu shumë e madhe mes dy mbretërve se kush fiton në fund. E shikoj veten te pjesa përpara, pjesë e PD-së, dhe dua të rri aty te pjesa e PD-së, jam institucional, dhe jam me PD-në pavarësisht se kush do të jetë dhe kush është kryetar. Publikisht nuk kam dalë te ky debat, kam mbajtur qëndrim dhe kështu do të jem. Animi im do t’i jepte kosto njërit apo tjetrit.“, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!