Sali Berisha ka Prrenjasi ka hedhur akuza ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ë ciliën e ka krahasuar me Suel Çelën dhe Gentian Sharrën. Këta të fundit, Berisha i ka akuzuar si banditë dhe vrasës.
Berisha: Së pari duhet të biem dakord, se kushti i të gjitha kushteve për të ju dhënë përgjigjen e duhur këtyre problemeve të mëdha, është largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Sot nëse marrim në rrafshin politik ne përjetojmë një monizëm të plotë, edhe më të plotë se sa monizmi i Ramiz Alisë në shkurtin e vitit 1991.
Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet. I kontrollon këto sepse ai dhunoi votën. Ai përdori sistemin e vjetër të diktaturës, atë të patronazhistëve të cilët në segmente të tëra u shndërruan në terroristë të kuq. Ai përdori bandat dhe ju jeni dëshmitarë se si u skuqën rrugët e Elbasani ditën e zgjedhjeve.
Ju keni dëgjuar Sali Berishën që të akuzojë Suel Çelën, një bandit, vrasës, apo Gentian Sharrën, por ju garantoj se më i rrezikshëm, i inkriminuar dhe më kriminel se ata është deputeti i tyre në parlament, Taulant Balla. Pse kjo?
Nëse një zonë, një qytet, komunitet, terrorizohet nga një bandë, dijeni se është bandë e qeverisë. Nuk ka banditë, grabitqarë, vrasës, që mund të terrorizojë një komunitet në rast se qeveria është kundër tij dhe kërkon të bëjë ligjin./Abcnews.al/