Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Foltorja e Kuvendit pasditen e së hënës tha se Republika e Shqipërisë është një diktaturë.
Sipas tij vendi është një narko-diktaturë që bazohet në vjedhjen e qytetarëve. Vendimet kudo në këtë vend i merr krimi, droga, ryshfeti dhe vjedhja, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri e cilësoi 12 nëntorin, ditën kur opozita ka thirrur protestën ndërkombëtare, si ditën e gjyqit të madh për kryeministrin Rama.
Berisha: Për Ramën nuk ka ligje dhe Kushtetutë që të ndalojë vjedhjen e tij. nuk ka standard që t’i diktojë të mbajë një kod. A ndjeni përgjegjësi për shqiptarët që iu kanë votuar? Kurrë s’ka pasur Shqipëria qeveritarë korruptivë si këta. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’i bëjnë ju. Boll i shkelmuat, boll i përzutë nga vendi i tyre. Vrimë miu nuk do gjesh atë ditë, dil po deshe. Do të gjejmë aty ku je. S’ka parlament si ky. Ke këtu një grup hajnash dhe një turmë…si mund të rrini ju me këta?
Ai theksoi se më 12 nëntor do bashkohen për të larguar nga pushteti kryeministrin Rama.