Policia e Kuçovës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe. Bëhet e ditur se në pranga është vënë Tomorr Hima, 46 vjeç, banues në Kuçovë.
Mësohet se i arrestuari është fqinj me vajzën që e ngacmoi. Skenën ka parë i ati i 10-vjeçares dhe e denoncoi.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al