Bëri thonjtë me ngjyrat e flamurit ukrainas, arrestohet 46-vjeçarja

schedule09:37 - 17 Prill, 2022

schedule 09:37 - 17 Prill, 2022

Një grua realizoi si manikyr në thonjtë e saj ngjyrat e flamurit ukrainas. Kaq mjaftoi që një qytetar rus të denonconte në Shërbimin Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.

Olga Dyachenko, 46-vjeçare me origjinë ukrainase, por shtetase ruse që nga viti 2021, u thirr në komisariatin e qytetit ku jeton, Jaltë, dhe u arrestua. Ajo më pas u mor në pyetje dhe u lirua në pritje të gjykimit.

Agjentët fotografuan thonjtë dhe i konsideruan me “ngjyrat e një tradhtari kombëtar”. Ndërsa, pas marrjes në pyetje, Dyachenko iu hoq manikyri i thonjve.

Sakaq, 46-vjeçarja tha: “Nuk ka asgjë të dyshimtë në këtë gjë: i imi është një manikyr normal shumëngjyrësh dhe kushdo që ka bërë ankesën i ka shpikur të gjitha”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!