Marash Kumbullës i mjaftuan vetëm 9 minuta për të ndëshkuar Sampdorian dhe për të gjetur golin e parë në Serie A ditën e djeshme. Verona dyfishoi shifrat dhe siguroi një trepikësh shumë të rëndësishëm për ecurinë.
Mbrojtësi shqiptar theu dy rekorde me golin e shënuar me kokë. Kumbulla është mbrojtësi më i ri që ka shënuar në 5 kampionet më të forta të Evropës gjatë këtij sezoni dhe mbrojtësi i parë i lindur pas vitit 2000 që shënon në Serie A.
Goli ka vlerat dhe emocionet e veta, por Kumbulla shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes. 19-vjeçari arriti të neutralizojë një ekspert si Quagliarella (17 vite më i madh se shqiptari) dhe notat pozitive të mediave italiane nuk munguan. /abcnews.al
Vlerësimet e mediave italiane për ndeshjen e Kumbullës
TMW: 7
La Gazzetta dello Sport: 7,5
Corriere dello Sport: 7
Tuttosport: 7
TuttoHellasVerona.it: 7,5