Bëri postimin ironizues për vdekjen e Elizabeth II, ish-futbollisti i njohur anglez pushohet nga puna

schedule15:45 - 10 Shtator, 2022

schedule 15:45 - 10 Shtator, 2022

Trevor Sinclair bëri një postim ironizues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Një postim që ai menjëherë më pas e fshiu nga llogaria e tij e Twitterit.

“Racizmi u ndalua në Angli vetëm në vitet 1960 dhe u lejua të lulëzonte, kështu që pse duhet të qajnë njerëzit me ngjyrë?”, shkruhej në postimin e bërë nga ish-futbollisti anglez.

Menjëherë kanë filluar edhe kritikat për këtë postim , teksa ish-lojtari kërkoi falje për postimin e bërë, por kjo nuk mjaftoi, pasi sipas asaj që raportohet nga “TalkSport Radio” ai tashmë është pushuar nga puna. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!