Andre Onana dukej se e kishte gjetur veten pas një fillimi të vështirë të sezonit dhe karritur të mbajë portën e pastër në tre ndeshjet e tij të fundit në Premier League.
Megjithatë, dje kundër Galatasaray, ai u rikthye me gafat e tij. Portieri kamerunas bëri një gabim trashanik në golin e dytë të turqve kur Ziyech shënoi nga goditja e dënimit.
Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, u përpoq ta mbronte ish-gardianin e portës së Interit.
“Mendoj se luajtëm shumë mirë si ekip. Ne humbasim dhe fitojmë së bashku. Onana është mirë, nuk është çështje individësh, edhe nëse bëjnë gabime individuale, ne duhet të mbajmë përgjegjësi të gjithë për këtë.
Është gjithmonë një çështje ekipore dhe ne jemi një ekip i mirë. Të gjithë lojtarët që kemi meritojnë të luajnë për Manchester United”, është shprehur Ten Hag pas përfundimit të ndeshjes./h.ll/abcnews.al