Bëri Maradonën tatuazh 10 vite më parë, argjentinasi rrëfen gjithçka

schedule12:41 - 1 Prill, 2020

schedule 12:41 - 1 Prill, 2020

Santiago Ascacibar, mesfushori i Hertha Berlin në Bundesliga, kur ishte i vogël ka bërë një tatuazh të veçantë. Diego Armando Maradona është “gdhendur” në këmbën e tij dhe 23-vjeçari tregon se si ndodh diçka e tillë.

“E kam bërë atë tatuazh kur isha 13 vjeç. Diego është mbi gjithçka në Argjentinë. Babai im e adhuron Maradonën dhe donte tatuazhin. Nëna ishte kundër, por e bëra gjithsesi”, shprehet Ascacibar për BILD, ndërkohë që i kërkohet ta krahasojnë legjendën e Argjentinës me Lionel Messin.

“Messi e Maradona nuk mund të krahasohen. Ata janë secili më i miri në kohën e tyre. Ëndërroj të luaj në mesfushë pas Messit me kombëtaren. Copa America do të zhvillohet në Argjentinë herën tjetër dhe do të ishte një ëndërr po të isha pjesë e atij turne me kombëtaren time”, u shpreh Ascacibar, i cili ka luajtur në tre miqësore me Argjentinën. /abcnews.al