Bëri lindje të parakohshme dhe ra në koma, nëna takon foshnjën për herë të parë pas 11 muajsh

schedule22:33 - 15 Maj, 2022

schedule 22:33 - 15 Maj, 2022

Cristina dhe vajza Katerina u përqafuan për herë të parë pas kalvarit të gjatë që filloi më 23 korrik 2020 kur gruaja, 39 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë, pësoi arrest kardiak.

Mjekët arritën që të lindnin fëmijën me prerje çezariane.

Nënë e bijë pësuan lëndime të rënda dhe Cristina qëndroi në koma për 11 muaj.

Sot në mëngjes gruaja u largua nga instituti i rehabilitimit Agazzi në Arezzo dhe mundi të kthehej në shtëpi. Ajo përqafoi vajzën e saj për herë të parë pas pothuajse 2 vitesh.

“Të shohësh Cristinën kështu është tashmë shumë për ne”, tha bashkëshorti i saj Gabriele.

“Jam i bindur se dalëngadalë do ta rikuperojmë jetën tonë”.

Të gjithë miqtë e saj të vjetër, kolegët e punës si dhe familjarët e prisnin Cristinën këtë mëngjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!