Giussepe Bergomi, ish-mbrojtësi i Inter-it dhe tashmë një komentator i “Sky”, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën ka analizuar favoritët e Seria A.
“Interi është në një formë shumë të mirë, Inzaghi po bënë një punë perfektë dhe tashmë zikaltërit janë në vendin e parë. Por, nëse flasim ashtu siç duhet, i vetmi ekip që mund të ndalë Interin momentalisht është Atalanta.
Gasperini ka bërë një punë shumë të mirë me klubin e tij dhe personalisht se e meriton një Skudetto për këto vitet e fundit të cilët kanë bërë një performancë perfekte. Por nuk duhet të harrojmë Milanin dhe Napolin pasi ato do të rikthehen më të fortë në janar dhe dueli për vendin e parë do të bëhet interesant./ h.ll/abcnews.al