Berberi, zanat që po preferohet/ Geraldo Belulaj: Më ka ndihmuar të shoh të ardhmen në Shqipëri

schedule20:20 - 15 Mars, 2025

schedule 20:20 - 15 Mars, 2025

Këto mjete nuk i ndan prej 13 vitesh…

Geraldo Belulaj ushtron profesionin e berberit në Vlorë, ndërsa tregon që nxitja kryesore ka qenë i ati, pasi ai vetë si çdo i ri, dëshironte të largohej.

Sipas tij, me kalimin e viteve është shtuar edhe interesi tek të rinjtë për ta zgjedhur si zanat.

Në sallonin e tij, Gerlado është zgjeruar duke punësuar edhe të rinj. Një shembull është Eldis Taraj, i cili thotë ky profesion e ka ndihmuar të rritet dhe të  shohë të ardhmen në Shqipëri.

Durimi dhe përkushtimi duket se janë çelësi i suksesit në këtë zanat sipas dy të rinjve, profesion i cili po preferohet gjithnjë e më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!