Faton Mushica është një berber nga Gjilani që po bën xhiron e rrjetit. Kjo pasi në Ditën e Bajramit, ai ka bërë një gjest vërtet human. Fatoni ka qethur të gjithë klientët falas, duke i emocionuar të gjithë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka rreth këtij gjesti. Sakaq, ka zbuluar edhe sekretet e disa prej qethjeve të tij me flakë, të cilat i ka mësuar në Zvicër.
“Kanë qenë shumë persona që kanë ardhur. Kam edhe dy persona të tjerë që më ndihmojnë. Kam 22 vite që punoj. Vetë jam 39 vjeç. Kam nisur që në moshën 17 vjeçare që e kam nisur. Ma ka trashëguar djali i dajës. Më pëlqeu si zanat dhe tani kam 22 vite.
Kam qenë 5 vite në Zvicër, prej vitit 2012 deri 2017 dhe kam mësuar se si të qeth me flakë.
Në fillim kam nisur për ta praktikuar dhe më pas kam mësuar. Në Zvicër e kam shikuar këtë metodë. Është edhe një metodë me flakë që pastron dyllin e veshit.
Ata që erdhën në ditën e Bajramit, kur e morën vesh që ja thash, u emocionuan”, u shpreh ndër të tjera Fatoni./abcnews.al