Berberi që pret flokët symbyllazi/ Azem Sheshi: Përdor qethjen me djegie e 3-4 gërshërë

schedule08:39 - 15 Maj, 2024

schedule 08:39 - 15 Maj, 2024

Azem Sheshi, berberi që qeth me djegie, gërshërë dhe symbyllur, ishtë i ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ në ABC News, ku ndau më shumë detaje rreth profesionit të tij.

Me origjinë nga Rrogozhin, i zhvendosur në Itali, Shehi ndau eksperiencën dhe show që jep në rrugët e Veronës.

“Qeth me 3 gërshërë, por dua të mësoj të qeth më 4 gërshërë. Këtë metodë e kam shpikur vetë, kam kërkuar në internet, por nuk kam parë gjë. Kam bërë kurs në Tiranë, por mësova më shumë në fshat duke qethur të afërmit. Punën e kam nisur që kur kam qenë 16 vjeç, në fshat.

Qethjen me flokë e bëj më shumë për show pasi nuk është shumë e këshillueshme. Nuk është se e praktikoj shumë kohët e fundit. Më shumë jam fokusuar te qethja me 3 gërshërë dhe symbyllur.

Kam pak kohë që kam dalë dhe bëj spektakël në rrugë, dhe shoh që njerëzit, turistët kënaqen. Ky është pasioni im, kënaqem.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!