Dimitar Berbatov, ish-ylli i Manchester United, këshilloi Marcus Rashford të bisedojë me shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo për ta ndihmuar atë të dalë nga një moment më pak pozitiv në karrierën e tij.
Lojtari anglez ka probleme për të shënuar dhe ndihmuar djajtë e kuq.
“Manchester United ka disa njerëz të mrekullueshëm në klub. Rashford duhet të flasë me Ronaldon dhe t’i kërkojë këshilla. Nuk kam folur me shokët e mi kur po kaloja një fazë të keqe, sepse isha i turpshëm. Ky ishte një gabim që bëra. Nëse ka dikush në skuadër me përvojë dhe një ikonë në botën e futbollit si Ronaldo, atëherë është më mirë ta pyesni për këshilla. Unë jam i sigurt se do të jetë në dispozicion për të thënë disa fjalë të mençura “, tha bullgari duke folur për The Sun. /abcnews.al/