Berati drejt fundit, kryeson PS siguron 4 mandate, PD-AN 2

schedule07:20 - 27 Prill, 2021

schedule 07:20 - 27 Prill, 2021

Qarku i Beratit është drejt mbylljes së procesit të numërimit të  votave  për partitë politike, ku nga 277 kuti në total tashmë kanë ngelur shtatë kutitë e fundit.

Sipas të dhënave të KQZ , PS në këtë qark vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 41258 vota ose 55.81%, me 4 mandate.

PD-AN kanë marrë 22552 vota ose 30.51%, konvertuar në 2 mandat në gjithë qarkun, ndërsa LSI ka marrë 8316 vota ose 11.25%, ka arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 0.49 %, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD ka një rritje me 1 mandat, ndërsa LSI ka rënë me 1 mandate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!