Berat, sulmohet një banesë në Drenovicë

schedule13:41 - 29 Tetor, 2017

schedule 13:41 - 29 Tetor, 2017

Një familje në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore është sulmuar me granata. Autorët kanë hedhur në oborritn e shtëpisë së shtetasit Kujtim Hoxha dy granta ofensive me rreze të shkurtër veprimi. Njëra prej granatave ka shpërthyer duke shkaktuar dëmtime të lehta në murin e banesës, ndërsa granata tjetër është çaktivizuar nga shërbimet e policisë. E zonja e shtëpsië, Antoneta Hoxha, tregoi se zhurma i ka tmerruar. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar. Nga deklarimi i shtetasit Kujtim Hoxhës nuk rezulton se ky shtetas të ketë probleme me ndonjë person tjetër. Kurse Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.