Në komisariatin e policisë Berat një prind i shqetësuar ka denoncuar largimin e vajzës së tij nga shtëpia.
“Në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim shtetasi S. K., se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S. K., 16 vjeçe, banuese në Berat. Po punohet për gjetjen e saj”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al