Mbyllja e çerdhes në Tiranë, Beqiri: Dyshohet 1 personel i infektuar, stafi e 53 fëmijë në karantinë

schedule18:37 - 15 Qershor, 2020

schedule 18:37 - 15 Qershor, 2020

Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri ka deklaruar për mediat se mbyllja e çerdhes nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka ardhur me kërkesë të epidemiologëve.

Për pasojë stafi i çerdhes dhe 53 fëmijë do të vetëkarantinohen për 14 ditë. Ajo tha se përgjatë kesaj periudhe stafi ka zbatuar me rigorizitet masat e rekomanduara në protokollin e sigurisë.

“Janë marrë të gjitha masat për higjienën, matja e temperaturës në pritje dhe përcjellje edhe gjatë ditës. Dyshohet për një rast. Kemi dezinfektuar për të tretën herë këtë çerdhe. Kemi larguar atë grup.

Ditën e sotme Inspektorati Shëndetësor ka vendosur pezullimin e shërbimit për 14 ditë dhe i gjithë stafi është pjesë e hetimit epidemiologjik. Stafi do të vetëkarantohet dhe rasti do të ndiqet nga MSH. Sot në çerdhe kanë qenë 53 fëmijë, 16 staf, 1 përgjegjës dhe 5 zonja që kujdesen për higjienën.

Çdo orientoim që vjen për parandalim për Covid-19 zbatohet me rigorizitet. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë monitoruar që masat të zbatohen. Pritja dhe përcjellja e fëmijëve është bërë deri te dera dhe prindërit nuk janë lejuar të hyjnë”, u shpreh Zhaneta Beqiri.