Beqaj: Falenderoj kolegët që miratuan projektligjin për përjashtimin e metalorëve nga renta minerare

schedule11:37 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:37 - 8 Dhjetor, 2020

Deputtei i PS, Ilir Beqaj ka reaguar pasi Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për përjashtimin e metalorëve nga taksa e rentës minerare. Në një postim në rrjetet sociale, Beqaj bën të ditur se ky projektligj është propozuar prej tij.

Sipas dispozitave ligjore ekzistuese, në 1 janar 2021 renta minerare për mineralin që eksportohet i pa përpunuar duhet të ishte 9 %, ndërsa për mineralin që përpunohet në vend sa 1/3.

“Qeveria ka sjellë propozimin për përjashtimin për tre vjet të pagesës së rentës minerare vetëm për subjektet përpunuese me arsyetimin e vështirësive të krijuara në sektorin minerar prej shtrëgesave në tregun botëror të shkaktuara nga pandemia e COVID 19”, thekson ish-ministri i Shëndetësisë.

Reagimi i plotë:

Renta minerare për mineralet metalore (kryesisht krom e bakër) vitin 2021 të jetë ZERO.

Dua të falenderoj kolegët, deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, që mbështetën propozimin tim që në vitin 2021 të përjashtohen nga taksa kombëtare e rentës minerare të gjithë subjektet që nxjerrin, pasurojnë apo përpunojnë miralet metalore, konkretisht të kromit dhe bakrit.

Sipas dispozitave ligjore ekzistuese, në 1 janar 2021 renta minerare për mineralin që eksportohet i pa përpunuar duhet të ishte 9 %, ndërsa për mineralin që përpunohet në vend sa 1/3.

Qeveria ka sjellë propozimin për përjashtimin për tre vjet të pagesës së rentës minerare vetëm për subjektet përpunuese me arsyetimin e vështirësive të krijuara në sektorin minerar prej shtrëgesave në tregun botëror të shkaktuara nga pandemia e COVID 19.

Pas dikutimeve të premten e kaluar të Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit dhe dakortësisë në atë komision, diskutimet vijuan dje (e hënë) në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Unë besoj se është ende herët për të parashikuar se kërkesa botërore për minerale metalore do të jetë e dobët për një periudhë afatmesme. Prandaj përjashtimin tre vjeçar e vlerësoj të ekzagjeruar.

Ndërkohë, prej pandemisë, në vështirësi është jo vetëm përpunimi në vend, por e gjithë nxjerrja e mineraleve metalore.

Ajo që duhet të jemi të vëmendshëm gjatë vitit 2021, në rastin më të parë të rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2021, është gjetja e mjeteve të nevojshme financiare për të plotësuar boshllëkun që do të krijohet në buxhetet e bashkive Bulqizë, Klos, Tropojë, Has, Kukës, Pukë dhe Fushë Arrëz, pasi 5 % e të ardhurave të arkëtuara nga renta minerare shkon në buxhetet e bashkive respektive.