Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beqa: SHBA po rrit presionin për të arritur një marrëveshje për Groenlandën/ Bimo: Me ardhjen e Trump, NATO nuk po kryen detyrat e saj

schedule20:33 - 6 Janar, 2026

schedule 20:33 - 6 Janar, 2026

Pedagogu i politikës ndërkombëtare, Mentor Beqa, ka deklaruar se Trump dhe administrata e tij po rrisin presionin për të arritur një marrëveshje me Danimarkën, një marrëveshje të ndërmjetme. Sipas tij, kjo marrëveshje do t’i siguronte ShBA-së kontroll ushtarak mbi Groenlandën, por duhet të bien dakord edhe Danimarka dhe banorët e Groenlandës.

“Unë besoj që Trump dhe administrata e tij po rrisin presionin që të gjejnë një marrëveshje me Danimarkën, një marrëveshje të ndërmjetme. Një marrëveshje ku SHBA-ja të ketë kontroll ushtarak mbi Groenlandën. Duhet të bien dakord Danimarka dhe banorët e Groenlandës. Jemi në fazën e rritjes së presionit të ShBA-së, që nuk do t’i përjashtojë ata nga ndërhyrje ushtarake.”

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se me ardhjen e Trump në pushtet, NATO nuk ka ekzekutuar më plotësisht detyrat e saj. Ai shtoi se amerikanët nuk do të futen në luftë për një shtet tjetër dhe se kostoja e konfliktit në Ukrainë po përballohet nga europianët.



“NATO është neni 5, dhe që me ardhjen e Trump në pushtet, NATO ka pushuar së ekzekutuari. Të futen amerikanët në luftë për një shtet tjetër nuk ndodh. Rritja e buxhetit per mbrojtjen u be që kostoja e luftës në Ukraine duhet të përballohet nga europianet, që Trump të fitojë më shumë para, dhe të gjitha paratë që do të shkojnë për prodhimin e armëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!