“Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi’’, Shehu: Cakaj në Preshevë me mesazhet e Vuçiçit

schedule19:01 - 10 Qershor, 2020

schedule 19:01 - 10 Qershor, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka deklaruar se Gent Cakaj ka shkuar në Luginën e Preshevës me mesazhet e Aleksandër Vuçiçit “për të përçarë shqiptarët.”

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook të shoqëruar me fotot e një tabele që mban një mesazh për Cakajn, Shehu shkruan se ky i fundit vazhdon skenarin e nisur në Tiranë me përfaqësuesit e tyre trojeve.

Ky skenar, sipas Shehut, e ka vënë atë dhe urdhëruesit e tij në Tiranë e Prishtinë në rolin e “komardares” së shpëtimit për Vuçiç.”

Në tabela shkruhet: “Ministër, Beogradi nuk është zgjidhja por problemi. Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje.” Si dhe ‘’Ministër, rruga jonë është Prishtina dhe Tirana’’.

Postimi i plotë:

Zv. Ministri Cakaj si percaresi i shqiptaret ne Presheve, por pritet aty sic e meriton!

Ai gjate qendrimit aty jo vetem qe nuk ben bashke shqiptaret e atyshem, jo vetem qe nuk dialogon me te gjithe faktoret lokale, por perkundrazi perpiqet t’i ndaje dhe coptoje per interesat e te tjereve.

Qartazi Cakaj shkoi aty me mesazhet e Vucicit, sikur te ishte i derguari i tij ne keto momente shume te rendesishme vendimesh politike per shqiptaret e atyre trojeve, kur Tirana duhet t’i mbeshtese plotesisht ne kerkesat e tyre te drejta, duke i bashkuar ata.

Ne kete menyre ai vazhdon skenarin e nisur ne Tirane me perfaqesite e atyre trojeve, skenar qe e ka vene ate dhe urdheruesit e tij ne Tirane e Prishtine ne rolin e “komardares” se shpetimit per Vucic.

Por dhe pritja nga shqiptaret aty ishte nje pergjigje e qarte dhe direkte distancimi e perbuzje nga ky skenar e autoret e tij, Cakaj § Co.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!