Qeveria e Serbisë ka refuzuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për vizitë njëditore në Luginën e Preshevës.
Ministri Sveçla kishte programuar në datat 23 dhe 24 dhjetor, takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, duke filluar në Medvegjë, në Bujanoc e Preshevë.
Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se janë ndjekur të gjitha procedurat për vizitën zyrtare, sipas marrëveshjes së Brukselit, por Serbia si pretekst për refuzim ka theksuar qëndrimet e Sveçlës, të cilat, sipas Beogradit janë të drejtuara kundër serbëve në Kosovë, normalizimit të paqes dhe stabilitetit.
Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar vazhdimisht vizitat për në Luginë të zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës.
Përveç Sveçlës, qeveria serbe ka refuzuar gjithashti viziten e ministrit për Kulturë Hajrulla Çeku, e njoftuar se do te zhvillohej më 19 dhjetor 2024.