Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për hapje të një miniere të litiumit në Serbi, dhe më pas kanë bllokuar dy stacione hekurudhore.
Ata fillimisht kanë marshuar prej qendrës së Beogradit drejt urës Gazella, dhe më pas janë ndarë në dy grupe, për t’i bllokuar stacionet: Prokop dhe Novi Beograd.
Protestuesit janë parë nëpër binarë të hekurudhave dhe kështu është pamundësuar kalimi i trenave.
Në këto dy stacione nuk janë parë forca policore dhe protestuesit kanë realizuar planet e tyre pa ndonjë incident,
Kompania australiane, Rio Tinto, që pritet ta jetësojë projektin për minierë të litiumit, ka thënë se në protestë janë bërë deklarata dashakeqe ndaj projektit.