Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier sot rreth orës 18:30.
Si pasoje e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, Sokol Prendushi dhe dy pasagjerët, shtetasit Kristjan Voci 29 vjeç dhe Jetnor Hila 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.
/abcnews.al/