Benzema zyrtarisht jashtë Botërorit

schedule12:23 - 29 Nëntor, 2022

schedule 12:23 - 29 Nëntor, 2022

Tashmë është zyrtare, Benzema nuk do të luajë në “Katar 2022”. Në konferencën për shtyp përballë përplasjes me Tunizinë, Didier Deschamps ka folur për sulmuesin 34-vjeçar, i cili tashmë ka zbarkuar në ishullin Reunion, ku tanimë do të kalojë pushimet deri në startin e kampionateve.

“Rikthimi i tij? A e dini situatën, është diçka që nuk e kam parasysh. Fola me Karimin, ne e dimë situatën dhe kohët e rikuperimit. Unë kam 24 lojtarë dhe ata janë ata për të cilët kujdesem”,- u shpreh Deschamps në konferencën për shtyp. /i.m /abcnews.al