Benzema si lojtar i Al Ittihad: Ishte koha për një sfidë të re, Ronaldo më ka folur për Arabinë Saudite

schedule11:38 - 7 Qershor, 2023

schedule 11:38 - 7 Qershor, 2023

Karim Benzema u largua nga Real Madrid pas 14 vitesh dhe u transferua në Arabinë Saudite, duke pranuar ofertën “faraonike” të Al Ittihad. Pasi nënshkroi kontratën me klubin saudit deri në vitin 2026, ai tha fjalët e tij të para.

“Mezi pres të përjetoj nëj ligë të re në një vend të ri. Al Ittihad ka një histori të jashtëzakonshme, tifozë tepër pasionantë dhe ambice të mëdha futbolli për t’u bërë një forcë në Azi. Kam pasur shansin për të arritur gjëra të jashtëzakonshme në karrierën time dhe për të arritur gjithçka që mund në Spanjë dhe në Europë.

Mendoj se ka ardhur koha për një sfidë të re, për të realizuar një projekt të ri. Sa herë që kam vizituar Arabinë Saudite, gjithmonë kam ndjerë ngrohtësi dhe dashuri nga tifozët dhe njerëzit. Mezi pres të bashkohem me shokët e mi të rinj të ekipit.

Është një sfidë e re për mua, një jetë e re dhe mezi pres të filloj stërvitjen. Do të bëj gjithçka për të fituar trofe, për të shënuar, për të treguar talentin tim, për të kënaqur tifozët, klubin, presidentin, të gjithë. Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë të mirë.

Cristiano Ronaldo ndodhet aty tashmë, një mik që tregon se Arabia Saudite po fillon të rritet. Unë jam këtu për të fituar, siç bëra në Europë”, u shpreh Benzema./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!