Në një konferencë për shtyp para finales së Superkupës së Spanjës, sulmuesi i Real Madrid refuzoi të komentojë Botërorin në Katar dhe situatën me kreun e Federatës Franceze të Futbolli, Noel Le Graet.
“Gjithçka ka mbaruar, tashmë ka mbaruar. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme. Jam i përgatitur mendërisht. Pjesa tjetër është histori, edhe pse e vështirë.
Nuk dua të flas më për Botërorin dhe ekipin francez. Do t’u përgjigjem vetëm pyetjeve për finalen e Superkupës së Spanjës”,- ka thënë sulmuesi i Real Madrid.
Kujtojmë se, Real Madrid do të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me orën lokale. /i.m /abcnews.al