Benzema prezanton Topin e Artë në Francë, por trofeu i tij “përfundon” në burg

schedule11:22 - 12 Nëntor, 2022

schedule 11:22 - 12 Nëntor, 2022

Benzema është rikthyer ditën e djeshme në Francë ku ka prezantuar Topin e Artë të fituar në fushën e Lyon.

Më pas, gazetari i “France Football”, Theo Troude dhe kryeredaktori Pascal Ferre, kanë vizituar burgun më të madh në Francë që ndodhet në Paris. Kjo vizitë erdhi për arsye se trofeu i Topit të Artë u prezantua gjithashtu para të burgosurve.

Sa i përket këtij preazantimi të trofeut më të rëndësishëm personal, gazetari i “France Football” zbuloi se do të krijohet një artikull në këtë medium.

“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Merogis dhe Reau, krahas Pacal Ferre. Takimi me të dënuarit do të lexohet nesër në “France Football”, shkroi Troude./ h.ll/abcnews.al