“Ai ishte atje, shënoi gola dhe unë ndryshova veten për Cristiano Ronaldon”, janë fjalët e Karim Benzema, sulmuesit francez që shpesh u vu edhe në dyshim për të ardhmen e tij te Real Madrid. Golat shënoheshin nga portugezi dhe për një sulmues nuk është e lehtë.
Benzema është rrëfyer në emisionin “Universo Valdano” dhe pranon se ishte i detyruar të përshtatej: “ Në Lyon kam luajtur në një mënyrë tjetër. Tani jam i lirë në fushë, më pëlqen ta prek topin. Me Cristianon ndryshova stilin e lojës, luaja për të.
Kisha në skuadër dikë që shënoi 2-fish ose 3-fish gola më shumë se unë të mi dhe duhet të përshtatesha. Mendova se nuk do të më kushtonte asgjë, thjesht duhet të ndryshoja stilin e lojës dhe të pasoja më shumë. E lashë shpirtin tim të goleadorit mënjanë”. /abcnews.al