Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema nuk u tregua aq “preciz” këtë sezon, sa në performancat e tij të shkëlqyera të sezonit të shkuar, ku padyshim ishte protagonisti “absolut” në triumfiun e dyfishtë të “galaktikëve” në La Liga dhe Champions League.
Forma e tij dhe mosha tepër e madhe, me francezin që aktualisht është 35 vjeç, e kanë shtyrë teknikun Ancelotti të mendojë për një përforcim të ri dhe cilësor në majën e sulmit të Real Madrid dhe zgjidhja duket të jetë një tjetër brazilian.
Sipas mediave britanike dhe atyre spanjolle, tekniku italian kërkon me ngulm transferimin e “fantazistit” Richarlison nga Tottenham, lojtar ky që përshtat në mënyrë perfekte në skemat e “strategut” Ancelotti.
Mirëpo, problem pritet të mbeten negociatat, me klubin londinez që janë në prag të një “revolucioni” total ekipor, pas largimit të bujshëm të teknikut Antonio Conte në muajin mars nga stoli i Tottenham. /i.m /abcnews.al