Real Madrid e mposhti sërish Interin. “Los Blancos” fituan 0-2 lehtësisht në “San Siro” të mërkurën në mbrëmje, duke siguruar një trepikësh tepër të rëndësishëm në grupin B të Champions League.
Edhe pse mungonin emra si kapiteni Sergio Ramos dhe Karim Benzema, kampionët e Spanjës nuk hasën vështirësi për të siguruar triumfin në Itali.
Nesër është radha e përballjes shtëpiake ndaj Alaves në kampionat (21:00) dhe Karim Benzema nuk do të luajë. Marca raporton se trajneri Zidane nuk dëshiron ta rrezikojë liderin e sulmit.
Mesjava e ardhshme sjell transfertën ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League, sfidë që duhet fituar me çdo kusht dhe në të cilën është i sigurt aktivizimi i goleadorit francez. /abcnews.al