Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, mbron prej pothuajse një dekade ngjyrat e “Los Blancos”, duke u shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në historinë e klubit spanjoll. Sot, bomberi francez ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se ka vuajtur sezonin e parë, si dhe si e sheh ai rolin e sulmuesit.
“Unë nuk isha i vetëdijshëm se çfarë do të thotë Real Madridi, ekipi, njerëzit, presioni, qyteti. Isha vetëm, nuk flisja spanjisht. Ishte e vështirë. Nëse nuk ndiheni mirë jashtë fushës, brenda saj është shumë e komplikuar. Kjo më ka ndodhur vitin e parë.
Sulmuesi duhet të dijë të bëjë shumë gjëra, jo vetëm të shënojë gola. Unë mund të shënoj një gol, por nëse nuk e prek topin për 90 minuta, ky është problem i madh”, u shpreh bomberi francez./abcnews.al