Karim Benzema ka shënuar një rekord personal me tripletën e tij të djeshme ndaj PSG-së.
Veç faktit se bëri Bernabeun të ngrihej në këmbë nga gëzimi i fitores, ai ka hyrë në historinë e Realit si golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madrid.
Bomberi francez ka kaluar legjendën e “Los Blancos”, Alfredo di Stefano. Benzema tashmë ka 309 gola në këmbët e tij për klubin spanjoll. Përpara tij është Raul me 323 gola dhe në vendin e parë Cristiano Ronaldo me 450 gola./ h.ll/abcnews.al