Karim Benzema në ndeshjen e djeshme ka hyrë në historinë e klubit spanjoll.
Në minutën e 14’ të ndeshjes në Champions ndaj Shakhtar-it, Benzema shënoi golin e 1000 në historinë e klubit madrilen në Champions League. Me këtë gol, francezi futet në listën e golashënuesëve “qindvjeçar” tek Real Madrid.
Goli i 100 është shënuar nga Di Stefano, goli I 200 është shënuar nga Puskas, golin e 600 e shënoi Beckham, Higuain shënoi golin e 700, ndërsa golin e 800 dhe të 900 Cristiano Ronaldo./h.ll/abcnews.al