Benzema e ndihmoi CR7 të fitonte Topin e Artë për vite me radhë dhe Cristiano as nuk e uroi për çmimin e tij të parë

schedule15:14 - 13 Nëntor, 2022

schedule 15:14 - 13 Nëntor, 2022

Karim Benzema ka dhënë një intervistë në prag të Botërorit, ku ka folur për formën fizike dhe Topin e Artë.

Cila është gjendja e lëndimit tuaj?

“Vetëm siklet. Nuk doja të luaja derisa të isha 100% gati. Mund të luaja, por jo me forcën e plotë, dhe gjithmonë dua të luaj 100%. Unë u kujdesa mirë për veten dhe do të jem mirë në Botëror. Nuk ka problem.

– Kishit frikë se nuk do të futeshit në skuadrën e kombëtares?

– Jo, aspak. Do të jem gati për ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Çfarë do të thotë për ju Topi i Artë?

– Nuk doja ta mbyllja karrierën pa të.

Dhe ju uroi Ronaldo?

– Jo akoma, (tha Benzema me një fytyrë të trishtuar). /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!