Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Volorekë-Pogradec. Policia bën me dije se një automjet tip tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga B. M. ka përplasur një këmbësor 54-vjeçar me iniciale A.D.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/Abcnews.al