Prodhuesi luksoz i makinave, Bentley, ka zbuluar planet për t’u bërë tërësisht elektrik deri në vitin 2030.
Mësohet se kompania do të ofrojë të gjitha modelet e saj në versione hibride ose me bateri elektrike.
Bentley në pronësinë e Volksëagenit, po ashtu synon të çlirohet tërësisht nga karboni në prodhim, brenda një dekade.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i kompanisë Adrian Hallmark, u shpreh se: “Brenda një dekade, Bentley, do të transformohet nga një shtëpi 100 vjeçare e prodhimit të makinave të luksit, në një model etike për makinat luksoze”.
Kujtojmë që makinat elektrike kanë trefishuar shitjet në Britaninë e Madhe këtë vit. l.k/abcnews.al