Juventusi nuk po kalon një moment të mirë dhe loja e bardhezinjve lë shumë për të dëshiruar. Kritikat ndaj trajnerit Sarri janë shtuar, por Rodrigo Bentancur nuk e bën dramë. Mesfushori nga Uruguai vlerëson gjendjen e skuadrës në një prononcim për Sky Sport dhe pranon se diçka duhet rregulluar në aspektin e lojës. Nesër fushën e Juventusit e viziton Brescia dhe fitorja është detyrim ndaj “Dallëndysheve”.
“Skuadra gjendet mirë: jemi në vend të parë në kampionat, jemi kualifikuar në raundin e 1/8 në Champions League dhe ndodhemi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Duhet të përmirësohemi në aspektin e lojës, por jemi në rrugën e duhur.
Përballë Milanit ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm mirë. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e kthimit. Brescia? Duhet të fitojmë ndeshjen, tre pikët na mbajnë në krye. Te Juventusi çdo lojtar duhet të japë diçka më shumë. E kam kuptuar këtë gjë që prej ditës së parë, prandaj Juventusi ka fituar kaq shumë“, përfundon Rodrigo Bentancur. /abcnews.al