Udhëheqësi i Partisë së Unitetit Kombëtar, Benny Gantz, i cili iu bashkua këshillit të luftës të qeverisë Netanyahu, argumentoi këtë të mërkurë se situata në kufirin verior të Izraelit duhet të ndryshojë, duke paralajmëruar se koha për diplomacinë po mbaron.
“Situata në kufirin verior të Izraelit kërkon ndryshim,” tha Gantz në një konferencë për shtyp.
Duke argumentuar se ora e rërës e diplomacisë po mbaron, ai pretendoi se “nëse komuniteti ndërkombëtar dhe qeveria libaneze nuk veprojnë për të parandaluar sulmet ndaj civilëve në Izraelin verior dhe për të hequr Hezbollahun nga kufiri, forcat e armatosura izraelite do ta bëjnë“./abcnews.al