Bennet: Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës

schedule14:40 - 27 Mars, 2022

schedule 14:40 - 27 Mars, 2022

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett thotë se Izraeli qëndron i palëkundur me Ukrainën.

Ai tha se Izraeli ka ngritur një spital fushor në Ukrainë për t’u kujdesur për të plagosurit dhe po bën ç’është e mundur për të ndihmuar për t’i dhënë fund kësaj lufte, në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, në Jerusalem.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës dhe do të vazhdojë përpjekjet tona për të ndihmuar në uljen e vuajtjeve dhe përfundimin e gjakderdhjes. Ne kemi dërguar tashmë ekipet tona të larta mjekësore për të ngritur spitalin fushor më të avancuar brenda Ukrainës në anën perëndimore. Më është raportuar se ata tashmë janë kujdesur dhe trajtuar mbi 500 pacientë. Në këtë moment, pikërisht në këtë moment, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë. Jam krenar për atë që po bën Izraeli. Dhe sigurisht ne po bëjmë atë që mundemi kur na kërkohet të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne e bëjmë këtë duke ruajtur një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët tanë evropianë”, tha Benett.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!