Bennacer: Po rritem dita-ditës, te Milani jemi si familje!

schedule21:33 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 21:33 - 29 Dhjetor, 2019

Mesfushori i kuqezinjve, Ismael Bennacer, dha një intervistë të gjatë për “MilanTV”, ku u shpreh: “Unë po rritem, tani kam më shumë besim, por dua të punoj dhe të përmirësohem edhe më tepër.

“Jam i lumtur që jam në dhjetë të parët (Futbollisti më i mirë afrikan), është e sigurt që është një periudhë e rëndësishme, por tani më duhet të bëj më shumë për të qenë gjithmonë në këtë listë.

“Unë flas me të gjithë ekipin, ne jemi një familje. Natyrisht që kam më shumë afinitet me dikë, por unë flas duke qeshur dhe bërë shaka me të gjithë. Duhet të japim gjithçka për ta përfunduar mirë këtë vit.

Unë nuk shënova kundër Sassuolos, kisha një mundësi të shkëlqyer, nuk duhet të gaboj me këto raste. Duhet t’u tregoj të gjithëve se mund të bëj më mirë në çdo aspekt të lojës time”, përfundoi Bennacer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!