Bennacer: Jam i lumtur të vazhdoj historinë time me Milanin, unë dhe Pioli kemi të njëjtin mentalitet

schedule12:54 - 13 Janar, 2023

schedule 12:54 - 13 Janar, 2023

I freskët nga rinovimi i tij zyratr me Milanin deri në vitin 2027, Ismael Bennacer foli ëpr “Milan TV” duke u fokusuar në të kaluarën, të ardhmen dhe qëllimet e tij.

“Jam shumë i lumtur që vbazhdoj me Milanin. Unë jam pjesë e kësaj familjeje dhe dua të jap edhe më shumë për të gjithë klubin dhe tifozët. Dua t’u tregoj të gjithëve se dua vërtet”.

Për grupin

“Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe ende po e bëjmë. Forca e një ekipi është një grup dhe grupi i përfshin të gjithë, nga punëtorët e magazinës deri te kuzhinierët, të gjithë. Ne jemi shumë të ndryshëm nga tre vjet më parë dhe shpresojmë të bëjmë edhe më mirë.”

Për Piolin

“Pioli është një trajner i madh sepse është një person i madh. Ai njeh çdo lojtar dhe merr kohë për të menaxhuar çdo lojtar. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet çdo ditë dhe në çdo seancë stërvitore, edhe kur fitojmë, ai gjithmonë dëshiron që të bëjmë akoma edhe më mirë. Ky është mentaliteti im,, ne kemi të njëtat synime. Trajneri është i tillë dhe prandaj bëri atë që ka bërë deri më tani.”

Për San Siro dhe tifozët

Më kujtohet ndeshja e parë që luajta në San Siro kundër Brescias. Çdo ndeshje më jep gjithmonë diçka shtesë dhe nuk jam mësuar ende me atmosferën sepse tifozët duket se bëjnë më shumë çdo ndeshje. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta sepse ata janë të rëndësishëm për ne.”

Për ekipin

“Kemi një grup të rinjsh, ndihem “i moshuar” dhe jam vetëm 25 vjeç. Do të thotë se kemi shumë për të mësuar dhe për të bërë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar, nga më i riu tek më i moshuar”, ka përfunduar mesfushori i Milanit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!