Trajneri spanjoll i futbollit Rafael Benitez mund të marrë drejtimin e klubit të Nottingham Forest, sipas mediave britanike.
Benitez duhet të zëvendësojë Steve Cooper në stolin e Nottingham Forest, i cili është gati të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta të klubit anglez në fillim të sezonit, shkruan abcnews.al.
Ata janë në vendin e fundit në tabelën e Premierligës me vetëm katër pikë. Pronari i klubit, Evangelos Marinakis është i pakënaqur me rezultatet, pasi ka investuar para të mëdha në përforcime gjatë verës.
Mediat britanike thonë se është vetëm çështje ditësh se kur do të shkarkohet Cooper dhe vendin e tij duhet ta zërë Benitez, i cili aktualisht është pa punë.
Benitez drejtoi Everton, Newcastle, Chelsea dhe Liverpool në Premier League, dhe drejtoi, ndër të tjera, Real, Valladolid, Valencia, Inter dhe Napoli. /G.D abcnews.al/