Benitez: Jam me Napolin kundër Interit, Milani jashtë gare për titullin

schedule11:19 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 11:19 - 16 Dhjetor, 2020

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet në “San Siro” supersfida mes Interit dhe Napolit. Ish-trajneri i këtyre dy ekipeve, Rafael Benitez, në një intervistë për “Sky Sport Italia” tregon se ai do të bëjë tifo për skuadrën e Gattusos. Tekniku spanjoll kujton aventurat e tij në Serie A si dhe jep një opinion rreth garës për titullin kampion.

“Inter dhe Napoli ishin dy nga periudhat më të mira të karrierës sime, por unë sonte mbështes napoletanët. Presioni këtë sezon është mbi Interin, pasi duke qartë se Juventusit e ka ngadalësuar hapin. Kur isha te Napoli ne fituam Kupën dhe Superkupën e Italisë kundër atyre, të cilët ishin të pamposhtur në atë kohë”, deklaron spanjolli.

 

“Tek Interi unë qëndrova për një kohë të shkurtër. Ata vinin nga një sezon ku kishin fituar tripletën, gjë që të cilën unë nuk e mbrojta dot. Gjithsesi arrita të fitoja Superkupën dhe Botërorin e Klubeve.

Gara për titullin? Milani ka shumë merita deri tani, ashtu sikur dhe Sassuolo dhe Roma. Por, në fund ata që do të pretendojnë titullin do të jenë Juve, Napoli dhe Inter. Vlerat e ekipeve do të shfaqen me kalimin e kohës, edhe pse është një kampionat i çuditshëm për shkak të Covid-19”, përfundon Benitez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!