Benitez është i bindur se e kaluara e tij te Liverpool vendosi rezultatin e tij te Everton, Rafa kuptoi gjithçka që në ditët e para

schedule16:50 - 20 Shtator, 2022

schedule 16:50 - 20 Shtator, 2022

Rafael Benitez do të mbahet mend gjatë për vizitën e tij të fundit në Premier League. Spanjolli udhëhoqi Everton në qershor 2021, por u shkarkua gjashtë muaj më vonë, duke e lënë klubin në vendin e 15-të në tabelë.

Në një intervistë të fundit, Rafa foli për vështirësitë me të cilat u përball në Everton dhe përmendi një nga arsyet e dorëheqjes së tij. Sipas tij, ai nuk mund të merrte vendime të rëndësishme brenda klubit.

“Në kohën kur Evertoni më bëri ofertën, e dija se do të jepja gjithçka dhe do të bëja gjithçka për të përmirësuar situatën, shkruan abcnews.al.

E dija se do të ishte e vështirë sepse më parë kam qenë trajner i Liverpool-it, kështu që nuk mund të merrja disa vendime. Ishte e qartë që në fillim.

Unë pata një takim me shefin e një prej departamenteve dhe e pyeta: “A mendon se gjithçka është në rregull?” Ai tha: “Po, gjithçka është perfekte”. Menjëherë i thashë vetes se diçka nuk ishte në rregull: “U shpenzuan 600 milionë funte, tifozët janë të pakënaqur, fansat janë të pakënaqur, gjithçka nuk është definitivisht perfekte”.

Kur kuptova se duhej të ndryshonim diçka nga brenda, nuk munda ta bëja menjëherë sepse isha një ish trajner i Liverpool dhe mund të merrej si “Oh, ai erdhi të ndryshojë klubin tonë për keq”.

Në një klub tjetër, do të kisha marrë vendime të tilla. E kam bërë në të kaluarën, ju e dini shumë mirë sepse është një mënyrë për t’u përmirësuar, por në Everton nuk munda ta bëja”. G.D. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!