Bëni kujdes të madh! Risk madhor, niveli i kolesterolit në gjak nuk duhet neglizhuar

schedule14:32 - 13 Prill, 2022

schedule 14:32 - 13 Prill, 2022

Kolesteroli i lartë, i njohur si hiperkolesterolemia është një faktor risku madhor për sëmundjet kardiake dhe infarktin e trurit.

Nivelet jo normale të LDL- kolesterol (i njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL kolesteroli (i njohur si kolesteroli i mirë) trajtohen me dietë me përmbajtje të ulët yndyre, rritjen e aktivitet fizik, si dhe medikamente.

Ne mund të lidhim kolesterolin e lartë me ushqimet e pasura me yndyrë, por shumica e kolesterolit total në organizëm prodhohet në trupin tonë. Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në organizëm, pjesa tjetër prej 25% vjen nga ushqimet. Në kushte normale kolesteroli ndihmon qelizën në punën dhe rolin e saj.

Ekziston një lidhje ndërmjet kolesterolit të lartë, sëmundjeve kardiake, infarktit të trurit, diabetit dhe enëve të gjakut, që shoqërohet me një rrezik të lartë për sëmundjet kardiovaskulare. Kjo përfshin sëmundjen e arterieve koronare, infarktin e trurit dhe sëmundjen vaskulare periferike. Kolesteroli i lartë gjithashtu lidhet me diabetin dhe hipertensionin. Parandalimi apo menaxhimi i këtyre problemeve kërkon njohjen, bashkëpunimin me mjekun e pacientin.

Diabeti mund të prishi balancën midis nivelit të HDL dhe LDL kolesterolit. Njerëzit që kanë diabet kanë predispozitën të kenë vlera të larta të LDL të cilat ngjiten në muret e enëve e gjakut dhe dëmtojnë më lehtë ato.

Glukoza ngjitet me lipoproteinat (të cilat bëjnë transportin e kolesterolit në gjak). Në këto kushte kompleksi glukoze – LDL qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut duke çuar në formimin e pllakës yndyrore. Njerëzit me diabet kanë tendencën të kenë nivele të ulëta të HDL dhe TG të larta, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!