Në fushën e bukurisë, po shfaqen gjithnjë e më shumë tendenca të reja në lidhje me përbërjen, flokët, thonjtë dhe kujdesin për lëkurën. Sidomos kohët e fundit për shkak të pandemisë, qëndrimi më gjatë në shtëpi ka bërë që kujdesi për lëkurën të vihet në plan të parë.
Me siguri keni provuar disa herë maska për fytyrën për një lëkurë të mrekullueshme. Por a keni provuar ushtrime të fytyrës? Nëse jo, videoja e mëposhtme tregon se si ta filloni këtë trajtim të kujdesit të lëkurës, pasi mund t’ju ofrojë përfitime pafund.
Ushtroni presion me lëvizjet e duarve dhe gishtërinjve në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe rezultati do t’ju entuziazmojë. Ushtrimet e fytyrës e mbajmë lëkurën të fortë, ushtrojnë muskujt, ngadalësojnë shfaqjen e rrudhave të reja dhe zbut ato ekzistuese.
Luftojnë gjithashtu tensionin e muskujve, por edhe stresin në lëkurë. Kështu që, merrni 10 minuta nga koha juaj çdo natë, ndërsa shikoni serialin ose filmin tuaj të preferuar, dhe bëni ushtrime në fytyrë. Shumë shpejt lëkura juaj do të ndryshojë për mirë! /abcnews.al